Arbëri

Cakaj në Maqedoninë e Veriut: Faktori shqiptar, vendimtar në Marrëveshjen e Prespës

Cakaj në Maqedoninë e Veriut: Faktori shqiptar, vendimtar në Marrëveshjen e Prespës

Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Gent Cakaj, në vizitën e tij të parë në rajon, zhvilloi një sërë takimesh dypalëshe me partitë shqiptare në Maqedoninë e Veriut.

Kryediplomati u takua me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, kryetarin e PDSH-së Menduh Thaçi, kryetarin e Lëvizjes BESA Bilal Kasami, kryetarin e Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe me kryetarin e Partisë Alternativa, Afrim Gashi.