Arbëri

Gjenerali Harris i Ohios “patrulloi” kufirin Kosovë – Serbi

Ndihmës komandanti i Gardës Kombëtare të Ohios gjeneral-majori John Harris dhe ndihmës komandanti i Komandës së bashkuar operative të Ushtrisë së Serbisë gjeneral –majori Slavolub Janiçijeviq sot kanë vizituar ushtarë të Serbisë të angazhuar në të njëjtën kohë në patrullim me ushtarë të KFOR-it në Zonën tokësore të Sigurisë në kufi me Kosovën, transmeton Koha.net

Sipas fjalëve të gjeneralit Harris, njofton FoNet, patrullat e përbashkëta tregojnë rëndësinë që e kanë ato për ndërtimin e besimit të ndërsjellë, ndërsa Ohio e Serbia tash e një kohë kanë partneritet të jashtëzakonshëm, ka shtuar gjenerali serb.

Sipas Janiçijeviq sfidat kryesore të sigurisë përgjatë këtij kufiri është prerja ilegale e pyjeve, të cilën, tha ai, ed bëjnë persona të armatosur nga Kosova.

Patrullat e përbashkëta e të njëkohshme të KFOR-it dhe të US-së në Zonën tokësore të Sigurisë bëhen nga viti 2005.

Gjenerali Harri dje në Prishtinë është takuar me zyrtarë të FSK-së.

 

Lexoni edhe: Gjeneral Harris mirëpret arritjet e FSK-së