Arbëri

Rajoni ende përballet me sfida në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit

Rajoni ende përballet me sfida në luftën kundër terrorizmit e ekstremizmit
 

Ministri i Punëve të Brendshme, z. Ekrem Mustafa po merr pjesë në konferencën e ministrave të brendshëm nga “Procesi i Brdos”, e cila po mbahet në Shkup, nikoqir i së cilës është Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Tema kryesore e kësaj konference është vlerësimi i zbatimit të deritanishëm të iniciativës për përmirësimin e integrimit të sigurisë së brendshme.