Arbëri

IKD: Zgjatja e afatit të hetimeve nga 2 në 4 vjet, cenim i të drejtave dhe lirive themelore të njeriut

Foto: Koha / ilustrim
 

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj, siç thotë, politikave të Ministrisë së Drejtësisë (MD) në hartimin e Projekt Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, në të cilin ka bërë ndryshime esenciale në procedurën penale, duke zgjatur afatin e hetimeve penale, përmes të cilit, thotë IKD, shkelen të drejtat dhe liritë themelore të njeriut e të cilat janë të garantuara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me të gjitha standardet dhe praktikat ndërkombëtare të zbatueshme në Kosovë.

IKD shpreh shqetësim me këtë qasje të politikave të MD-së, të cilat në emër të shtimit të efikasitetit në luftimin e kriminalitetit, tentojnë të arsyetojnë dështimet e institucioneve të drejtësisë, në këtë rast policisë, prokurorisë dhe gjykatave në luftimin e kriminalitetit.