Lidhja e Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan, konfirmon se është shtyrë përkohësisht bllokimi i rrugës për tek Manastiri i Deçanit, njofton kumtesa nga kjo LHK, transmeton Koha.net
Shtyrja, sipas kumtesës, është bërë pasi sot ka dhënë dorëheqje kryetari i Lidhjes së Historianëve të Kosovës “Ali Hadri”, dega në Deçan, Selim Lokaj.
Kumtesa thotë se dorëheqja e Lokajt ka ndodhur pas “presioneve të jashtëzakonshme nga faktori i jashtëm, gjegjësisht nga faktori ndërkombëtar në Prishtinë dhe presioneve të mëdha nga faktori vendor.”
Dorëheqja e Lokajt, vjen pas vendimit të organeve të Lidhjes se Historianëve të Kosovës “Ali Hadri” dega në Deçan me 21 prill 2017, për bllokimin e rrugës për tek Manastiri i Deçanit me 28 prill 2017, duke kundërshtuar kështu kalimin në pronësi të këtij institucioni të pronave dhe Ndërmarrjeve “Apiko” dhe “Iliria”, pronësi kjo që po i njihet nga ana e institucioneve të Republikës se Kosovës.
Lexoni edhe: Historianët paralajmërojnë, të premten bllokohet rruga e Manastirit të Deçanit