LDK-së s’i pëlqejnë zgjedhjet e reja

26 April 2017 19:04

LDK-ja ka mbetur e vetme në debatin se a duhet të mbahen zgjedhjet e parakohshme apo koalicioni do ta përfundojë mandatin të plotë, raporton KTV.

Derisa PDK-ja disa herë ka përmendur mundësinë e shkuarjes në zgjedhje të parakohshme, LDK-ja thotë se nuk ka indikacione të prishjes së koalicionit.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e respekton Kushtetutën e vendit kur bëhet fjalë për mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme. Thaçi ka thënë se nuk është detyrë e tij që të vlerësojë nëse koalicioni qeverisës po funksionon ose jo.

Ndërsa, kryeparlamentari Kadri Veseli nuk është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve rreth mundësisë që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

Këshilltari i kryeministrit, Bajram Gecaj, në emisionin Interaktiv, tha se koalicioni qeverisës PDK-LDK nuk do të prishet pa e mbyllur mandatin. Edhe partitë opozitare në vazhdimësi kanë kërkuar zgjedhje të parakohshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme