Arbëri

Kategoritë e dala nga lufta të zhgënjyer me Qeverinë që s’ua rriti pensionet

Kategoritë e dala nga lufta të zhgënjyer me Qeverinë që s’ua rriti pensionet
 

Qeveria e Kosovës në fillim të kësaj jave vendosi që me buxhetin e vitit 2019, të rrisë pensionet për disa kategori. Pensionet bazike, pensionet kontributdhënëse dhe ato të parakohshme të punëtorëve të Trepçës, janë ato që janë rritur me vendimin e fundit të ekzekutivit. E në këtë rritje nuk u përfshinë kategoritë e dala nga lufta, ku përfaqësuesit e tyre po kërkojnë nga kryeministri që të ketë rritje të pensioneve edhe për ta.

Numri i përgjithshëm i pensionistëve në Kosovë sillet rreth 170 mijë. 25 mijë janë shfrytëzues të pensionit të pleqërisë, ndërsa 45 mijë janë kontributpagues.