Arbëri

Prokuroria e Shtetit me strategji për ndjekjen e krimeve të luftës

 

Prokuroria e Shtetit, në kuadër të ushtrimit të detyrave dhe përgjegjësive ligjore tash e tutje do të ketë në dispozicion një dokument të rëndësisë së veçantë për trajtimin e rasteve të krimeve të luftës, ngaqë anëtarët e Këshillit Prokurorial të Kosovës, kanë aprovuar Strategjinë për raste e krimeve të luftës, në mbledhjen e mbajtur më 21 shkurt 2019.

Siç njofton komunikata për media, kjo strategji, hartimi i së cilës është iniciuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, synon t’i hetojë dhe ndjekë penalisht të gjithë personat, të cilët kanë kryer krime lufte në kundërshtim më të drejtën humanitare ndërkombëtare gjatë viteve 1998-1999 në tërë territorin e Republikës së Kosovës, si dhe vendosjen e drejtësisë për viktimat.