E ndërsa kreu i PD-së, Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi kane dorëzuar mandatin në Kryesinë e Kuvendit, ata i janë drejtuar rrugës për në seline blu.
Mijëra protestues shoqërojnë dy kryetarët Basha dhe Kryemadhi. Basha e cilësoi sot një ditë historike këtë të sotmen pasi opozita i ktheu mandatet popullit.
Lulzim Basha po flet përpara protestuesve pas dorëzimit të mandateve.
“Mirë se vini në shtëpinë e lirisë. Këtu ka vend për të gjithë, perveç kriminelëvë dhe oligarkëve. Hapeni vendin! Hapuni që ta mbushin njerëzit sheshin. Askush jashtë, përveç kriminelëve. Nuk na duhen valët se kemi valën popullore. Liri demokraci. E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Zonja dhe zotërinj, misionarë të shpresës dhe të nesërmes europiane të Shqipërisë, opozita parlamentare sot dorëzoi mandatet dhe i vuri kyçin Parlamentit të krimit. Prej sot, ne jemi qytetarë të thjeshtë në krahun tuaj, me ju dhe për ju. Nisëm sot një rrugëtim shprese, i cili nuk do ndalet derisa testimi europian i këtij vendi, të bëhet realitet, derisa ta largojmë kryehajdutin dhe qeverinë e tij kriminale. Rama ik!
Le ta shpërndajmë këtë energji hyjnore që mund të burojë vetëm nga shpirti i një race fisnike siç jemi ne, në çdo cep të Shqipërisë të nisim këtë rrugëtim për rrëzimin e regjimit kriminal, për largimin e Maduros së Ballkanit e Europës.
E nesërmja po vjen. Shqipëria do ketë një të ardhme dhe kjo e ardhme nuk i takon kriminelëve. Shqipëria do ketë një të ardhme dhe kjo do jetë e ardhmja juaj, e njerëzve të ndershëm të këtij vendi që do i japin fund padrejtësisë, pandëshkueshmërisë, parlamentit të krimit. Do i japim fund siç i dhamë sot, me zgjedhje europiane do kemi një qeveri të popullit, për popullin.
Shqipëria do ketë një të ardhme, derën e Europës do e hapim. Ky është mesazhi i popullit të bashkuar. E duam Shqipërinë si gjithë Europa.
Bëhuni gati për betejën ë e radhës, në Tiranë, Korçë, Elbasan, Tropojë, Dibër, Sarandë, anë e mbanë vendit”, u shpreh Basha.
Duke përfunduar, kreu i demokratëve ka ekzaltuar turmën, ndërsa ka nisur të këndojë himnin e flamurit dhe duke e mbyllur protestën me simbolin e shqiponjës.