Arbëri

Bahtiri dorëzon në Presidencë peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i Mitrovicës Jugore Agim Bahtiri ka dorëzuar peticionin për bashkimin e Mitrovicës te presidenti Hashim Thaçi.

Bahtiri pas takimit që ka pasur me presidentin ka thënë se kërkuan nga presidenti që ta marrë iniciativën që sa me shpejt ta dorëzojë në Kuvend për shqyrtim, raporton KTV.

“Po presim që vendimi të jete sa mi shpejtë pasi ne qytetarët e Mitrovicës jemi të zhgënjyer që deri tash nuk është proceduar në Kuvend. Ju e dini që Mitrovica është ndarë padrejtësisht dhe kërkojmë që Mitrovica të bashkohet pasi ajo veriorja është duke u udhëhequr nga organet paralele. Mjaft më me këto përplasje brenda institucioneve, le të mendojmë për të mirën e qytetarëve. Po ia bëj me dije kryeministrit dhe MAPL se Mitrovica është e bashkuar dhe kjo sa më shpejt që është e mundur të shfuqizohet vendimi. Se a e përkrah kush a jo është pak e rëndësishme. Me përjashtim të kryeministrit të gjithë liderët e përkrahin. Mos të më detyrojnë me shkuar më tutje", ka thënë Bahtiri.