Arbëri

Rogova: Isuf Gashi u ftua si i akuzuar, por u intervistua si dëshmitar

 

Et'hem Rogova, avokat i Isuf Gashit që është ftuar nga Gjykata Speciale ka thënë se klienti i tij ishte i ftuar në cilësinë e të akuzuarit, por sot ishte intervistuar si dëshmitar.

Isuf Gashi, 73 vjeçar, ish-pjesëtar i UÇK sot është intervistuar nga Prokuroria Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së në fshatin Drenoc të Rahovecit.