Arbëri

Bahtiri nesër ia dorëzon Thaçit peticionin për bashkimin e Mitrovicës

Kryetari i komunës së Mitrovicës Jugore, Agim Bahtiri, nesër, e enjte, do t’ia dorëzojë presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës.

Edhe pse sot Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal nuk mbështeti peticionin e më shumë se 16 mijë nënshkrimeve, Bahtiri ka njoftuar se më 21 shkurt do të kërkojë mbështetjen e Thaçit.

MAPL refuzon kërkesën e mbi 16 mijë qytetarëve për bashkim të Mitrovicës

“Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, të enjten me datën 21.02.2019, në ora 10:00 do të dorëzojë peticionin për bashkimin e qytetit të Mitrovicës me 16,594 nënshkrime të qytetarëve tek Presidenti i Republikës së Kosovës, me ç’rast do të kërkoj mbështetjen e tij që të miratohet kjo nismë e ndërmarrë nga vetë qytetarët e Mitrovicës”, thuhet në njoftimin e komunës.