Thaçi pohon se idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë e ka marrë nga Ibrahim Rugova

Thaçi pohon se idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë e ka marrë nga Ibrahim Rugova

20 February 2019 15:32

Qytetarët e Kosovës janë përgjigjur rreth çështjeve kryesore që lidhen me fazën finale në dialogun Kosovë-Serbi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i cili që nga vera e vitit të kaluar vazhdimisht po kërkon korrigjim të kufirit me Serbinë, ka thënë se idenë e ka marrë fillimisht nga presidenti historik Ibrahim Rugova, të përcjellur pastaj nga akademik Nexhat Daci dhe kryetari i Gjilanit Lutfi Haziri. Thaçi ka thënë që Serbia pretendon ndarjen, por që ideja e tij është vetëm bashkëngjitja e Luginës me Republikën e Kosovës.

Në tryezën e organizuar nga Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit, me temën “Zëri i Popullit rreth ‘Finales së Madhe’ ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ishte kryetari i Partisë Demokratike Progresive, Nenad Rashiq ai që pyeti presidentin e vendit rreth idesë së korrigjimit të kufirit me Serbinë.

“Ideja e kujt prej juve ka qenë ndarja, ose korrigjim, ose demarkacion të kufirit. A ka qenë ideja u juaj, ose ideja e Vuçiqit, ose e ndonjë pale tjetër që ka emër dhe mbiemër”, pyeti ai.

Në përgjigjën e tij, Hashim Thaçi tha se fillimisht ideja ishte e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova.

“Prej presidentit Rugova në vitin ’94, pastaj prej profesorit Nexhat Daci, prej kryetarit të Gjilanit Lutfi Haziri. Ndërsa sa i përket ndarjes, natyrisht që Serbia ka pretendim ndarjen, por po të tregoj cila është ideja ime origjinale. Ideja ime origjinale është bashkëngjitja e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit me territorin e Republikës së Kosovës. Kjo është ideja ime origjinale, që iu kam bashkangjitur presidentit Rugova, Dacit dhe kryetarit të Gjilanit”, e citon KosovaPress deklaratën e Thaçit.

Që nga viti i kaluar, presidenti i Kosovës flet vazhdimisht për idenë e korrigjimit të kufirit me Serbinë, dhe mundësinë e bashkimit të Luginës me territorin e Republikës së Kosovës.

Kjo ide është kundërshtuar nga i gjithë spektri politik në Kosovë, përveç Lutfi Hazirit të LDK-së, i cili publikisht ka deklaruar se Lugina duhet t’i bashkohet Republikës së Kosovës, por që Kosova nuk duhet t’i jap territor Serbisë.

Komentet

Kemi21/02/2019 11:23

Të nderuara zonja dhe të nderuar zotrinj ; pasi që edhe ky njeri i thot vehtes President mos vet çka po mban kjo tokë,si nuk i vie TURP me fol fjalë të pavërteta për Presidentin Historik Dr.I.Rugova,ky zotri dikund po e ka lakun afër e nëse e realizon kët marrveshje edhe shpëton prej Dik Martit dhe e merr nji çmim me Vuçiçin.Zotri ,Prof.Dr.I Rugova prej askujt nuk është frigue ,po të ishte i gjall ai sot ky President as që kish fol kështu por më së miri është me e IZOLUE se ky njeri nuk qet faqe të bardh për Shqiptarët dijne MIRË.

hilmiasllani20/02/2019 16:20

IDE e mbrapsht totalisht dhe keqperdorim i emrit të ish presidentit Rugova...NUK mbahet mend dhe NUk kemi pa ndonjë evidencë se ka pas edhe njihere ndonjë deklarim të tillë mbi të cilin dikush ka debatua pastaj..PRA Rugova ka dhanë deklarata pothuajse ditore publike dhe të gjitha janë të rexhistruara...Nëse z Thaqi gjen të njëjten do duhej të na prezantonte..në të kundërtën ky deklarim i tillë është manipulim.

Shto koment

Të ngjashme