Arbëri

Kryeshefja e IPK-së kërkon raportim pa praninë e mediave për rastin e Drenasit

Kryeshefja e Inspektoratit Policor të Kosovës, Miradije Kelmendi, ka kërkuar mbylljen për media të raportimit të saj para Komisionit për Punë të Brendshme.

Një gjë të tillë ajo e kërkoi teksa pritej të përgjigjej për rastin e Drenasit, ku u raportua për një përdhunim të një të miture nga një mësimdhënës e një polic, me arsyetimin se, siç ka thënë ajo, ‘mund të lëndohen hetimet’, raporton KTV.

Deputetët kanë qenë të ndarë lidhur me mbylljen e mbledhjes së Komisionit për media, megjithatë, dhe kanë vendosur që ta ndajnë në dy pjesë, pjesa e parë e hapur e më pas do të mbyllet.