Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore Foto: Koha

Këshilli Atlantik: Zgjidhje për Kosovën, sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore

19 shkurt 2019 15:10

Kundërshtimi i zgjidhjes së përbashkët të problemit të Kosovës do të mund të tejkalohej sipas modelit Greqi-Maqedoni Veriore, që në plan të parë të vihet dobia e drejtpërdrejtë nga integrimet europiane. Kështu vlerëson në një deklaratë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, anëtari i Këshillit Atlantik dhe njëri nga autorët e strategjisë së kësaj organizate për Ballkanin Perëndimor, Damir Marushiq.

Sipas tij, për zgjidhjen e çështjes së Kosovës më shumë është i interesuar Brukseli, sesa Uashingtoni, i cili në këtë drejtim po e ndjek tempon europiane.

I pyetur rreth deklaratës së presidentit ser, Aleksandar Vuçiq, për Blunbergun, se “marrëveshja nuk është edhe aq larg siç mund të duket” në momentin kur Prishtina refuzon të heqë taksën doganore, ndërsa Beogradi e kushtëzon me këtë vazhdimin e dialogut, Marushiq citohet të ketë thënë se “ka mundësi që e gjitha të jetë lojë, dhe se diçka do të zgjidhet, por që është e kurdisur kur”, transmeton Koha.net.

“Në fakt ka presione të mëdha për gjetjen e një zgjidhjeje deri në fund të vitit, ndoshta edhe më herët. Në për këtë po djersiten më pak, meqë zgjedhjet e mëdha i kanë në maj dhe sipas disa parashikimeve thonë se një e treta e Parlamentit Europian do të mund të jetë nga radhët e të djathtës ekstreme ose forcave kundëreuropiane. Për këtë arsye duan të tregojnë se edhe një proces në Ballkan, përveç këtij që është zgjidhur midis Greqisë e Maqedonisë Veriore, ka mundësi të përparojë “, ka shtuar ai.

Marushiq është shprehur se duket që Brukseli po e çon përpara zgjidhjen, ndërsa Uashingtoni po ndihmon aq sa mundet.

“Në listën e çështjeve që janë me shumë rëndësi për Trumpin, Ballkani nuk ka aq shumë rëndësi. Por bashkëpunimi me Unionin Europian ka rëndësi dhe njerëzit në administratë kanë vënë re se një aranzhman në Ballkanin Perëndimor nuk do të ishte gjë e keqe”, ka thënë ai.

Në lidhje me kundërshtimin e Prishtinës që të heqë taksën me gjithë presionet nga SHBA, Marushiq vlerëson se “një presion i mjaftueshëm do të ndryshonte situatën”.

Marushiq ka thënë se “është e vështirë” të thuhet nëse propozimi për rikufizim ose shkëmbim territoresh, për çka po flitet në opinion, është opsion real në tavolinë

“Me të vërtetë askush nuk e di. Për mua është interesante se të gjithë flasin thuajse kanë dëgjuar diçka, por sipas meje - unë me askënd nuk kam biseduar për çka është fjala. Mendoj se nga perspektiva e Brukselit, ky shkëmbim territorial është pjesë e gjithë asaj, ata duan një zgjidhje që do të përfshinte të gjitha çështjet. Dhe në fund Serbia do të njihte Kosovën dhe pastaj do të zgjidhej çështja e anëtarësimit në BE edhe për Serbinë, edhe për Kosovën e për gjithë rajonin”, ka thënë ai.

Sipas tij, hapja e dyerve të BE-së do të mund të ndihmonte që Vuçiqi dhe Thaçi t'ua dalin me sukses problemeve të kundërshtimeve për çfarëdo zgjidhjeje të përbashkët në lidhje me Kosovën.

“Ta zëmë, në fund të gjithë kësaj hapen dyert drejt BE-së. Të mund t'i tregojnë popullit, votuesve se njëmend kanë krijuar diçka dhe se kjo do të jetë historike. Ngjashëm si në rastin e Greqisë me Maqedoninë Veriore, që nuk ishte aq popullore, se ende ka protesta dhe ende vazhdojnë të ndodhin gjëra të turbullta, por fillimi i ri, optimizmi do të mund të lëvizte gjërat. Mendoj se kështu kalkulojnë në Bruksel dhe në Uashington. Që kjo disi të mund të vihet në lëvizje, të gjitha këto çështjet politike që duken shumë të vështira, ndoshta do të hapeshin disi. Ky është kalkulusi, mendoj unë” është shprehur për “Zërin e Amerikës” në serbishte Marushiq, transmeton Koha.net.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme