Arbëri

Platforma s’ia kërkon Serbisë njohjen e integritetit territorial të Kosovës

Platforma s’ia kërkon Serbisë njohjen e integritetit territorial të Kosovës

Kosova shprehet jo mjaftueshëm insistuese për njohjen e integritetit territorial nga Serbia, është gjetja e një eksperti të së drejtës ndërkombëtare që e ka analizuar Platformën për dialogun me Serbinë, dokument të cilin e ka miratuar javën e shkuar Delegacioni shtetëror. Prandaj, është kërkuar që gjatë shqyrtimit në Kuvend, dokumenti të pësojë disa ndryshime.

Mbështetur në këtë analizë që u është përcjellë edhe disa grupeve parlamentare, ndryshimet në Platformë duhet të nisin që nga pika e tretë e saj, shkruan sot “Koha Ditore”.