Zhvillimi ekonomik, peng i aktiviteteve joligjore Foto: Ilustrim/Koha

Zhvillimi ekonomik, peng i aktiviteteve joligjore

18 February 2019 15:00

Krimi ekonomik, evazioni fiskal, ekonomia joligjore dhe shkalla e lartë e korrupsionit, janë disa nga problemet që e kanë përcjellë Kosovën në këto 11 vjet të pavarësisë, e të cilat po vlerësohet se kanë ndikuar negativisht edhe në zhvillimin e saj ekonomik.

Me gjithë të arriturat në aspektin ekonomik, këto fenomene negative kanë penguar zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në vend, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit të bizneseve.

Haki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se këto fenomene janë trashëguar nga qeveritë e kaluara, por që ende janë të pranishme.

“Për këto 11 vjet, jemi duke u ballafaquar me probleme relativisht të mëdha në aspektin e zhvillimit ekonomik. Krejt aktivitetet ekonomike ende po karakterizohen me shkallë të lartë informalitetit, evazionit fiskal, me krim ekonomik i cili është relativisht i organizuar dhe i lartë dhe normalisht me shkallë të lartë të korrupsionit. Ne jemi të vetëdijshëm që këto probleme i kemi trashëguar, e dimë se ekzistojnë, janë të pranishme dhe e dimë që duhet të luftohen”, tha Shatri.

Radio Evropa e Lirë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme