Krimi ekonomik, evazioni fiskal, ekonomia joligjore dhe shkalla e lartë e korrupsionit, janë disa nga problemet që e kanë përcjellë Kosovën në këto 11 vjet të pavarësisë, e të cilat po vlerësohet se kanë ndikuar negativisht edhe në zhvillimin e saj ekonomik.
Me gjithë të arriturat në aspektin ekonomik, këto fenomene negative kanë penguar zhvillimin e aktiviteteve ekonomike në vend, thonë zyrtarë të Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të komunitetit të bizneseve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoHaki Shatri, këshilltar për ekonomi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj, tha se këto fenomene janë trashëguar nga qeveritë e kaluara, por që ende janë të pranishme.
“Për këto 11 vjet, jemi duke u ballafaquar me probleme relativisht të mëdha në aspektin e zhvillimit ekonomik. Krejt aktivitetet ekonomike ende po karakterizohen me shkallë të lartë informalitetit, evazionit fiskal, me krim ekonomik i cili është relativisht i organizuar dhe i lartë dhe normalisht me shkallë të lartë të korrupsionit. Ne jemi të vetëdijshëm që këto probleme i kemi trashëguar, e dimë se ekzistojnë, janë të pranishme dhe e dimë që duhet të luftohen”, tha Shatri.