Arbëri

Kurti për Pavarësi: Nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur

Foto: Driton Paçarada / Koha Ditore
 

Duke uruar Pavarësinë e Kosovës, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka përmendur edhe ngecjet.

“Urime Dita e Pavarësisë së Kosovës! Shpallja e 17 shkurtit 2008 është vulosur më 22 korrik 2010 me Opinionin e GjND-së. Ndërkohë, nuk është bërë as çka është dashur e as çka ka qenë e mundur. Dhe, e dimë, Mitrovica mbetet e ndarë, koncesionet e Planit të Ahtisaarit janë ende aty, gjersa papunësia e qytetarëve dhe korrupsioni i pushtetarëve janë shtuar porsi ditët. Mirëpo, gëzuar sot! Duke kujtuar ata që sakrifikuan dhe duke dëshiruar atë që na takon”, ka shkruar Kurti.