Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në mbledhjen solemne të Qeverisë me rastin e 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, tha se Pavarësia jeton tek të gjithë qytetarët e Kosovës, pasi secili e ka të kultivuar në këto 11 vite.
“Edhe kjo qeveri e ka rrëfimin e vet. Ajo që mendoj ta konfirmojmë është që me kujdesin më të madh jemi përballur me të gjitha temat që janë përballuar, ka shumë vendime dhe ligje e pako ligjore dhe vendime të mëdha si ishte ushtria, si ishte vendimi për Trepçën. Ajo që dua të them është se në 10 vjetorin e dytë është periudha e konsolidimit tonë si shtet dhe e kemi edhe marrëveshjen ligjërisht të obligueshme me Serbinë dhe anëtarësimi ynë në NATO. Gjatë rrugëtimit tonë kemi hasur në sfida, do të sfidohemi prapë, por Kosova nuk e ka luksin të bëjë hapa prapa dhe do ua shpjegojmë partnerëve tanë që Kosova nuk ka mundësi të bëjë hapa prapa sepse e dobëson Kosovën”, ka thënë ai, përcjell kp.