Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi si zgjidhje, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë Foto: Reuters

Zaev: Mbështesim edhe ndryshimin e kufijve Kosovë-Serbi si zgjidhje, por në vendin tonë s’do të ndodhë një gjë e tillë

16 February 2019 20:23

Në Konferencën e Sigurisë që po zhvillohet në Mynih (15-17.02) po merr pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Në një bisedë me Deutsche Wellen, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev lidhur me debatin për ndryshim kufijsh mes Kosovës e Serbisë theksoi se, pas zgjidhjes së problemit të Maqedonisë së Veriut me Greqinë, tani mbeten çështja e Kosovës dhe Bosnja si problemet që duhen zgjidhur.

“Ja pse ne e mbështesim çdo zgjidhje dhe do të promovojmë bashkëpunimin, të garantojmë paqen dhe çojmë përpara axhendën tonë dhe ajo është integrimi në BE. Dhe kjo është e mundur të arrihet. Nuk po hyj në detaje, sepse nëse dikush nga vendet fqinje komenton detajet, kjo mund të kthehet në një problem. Kjo është çështje mes Beogradit dhe Prishtinës, unë besoj, se ata do ta gjejnë një zgjidhje. Shpresoj për një zgjidhje pozitive dhe miqësore, dhe dua t’i ndihmoj të dy presidentët dhe qeveritë e tyre”, ka thënë Zaev.

“Ata vetëm mund të ëndërrojnë për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë së Veriut”

Ndërsa i pyetur, nëse mund të ketë pasoja hapja e çështjes së ndryshimit të kufijve edhe për Maqedoninë e Veriut, kryeministri Zoran Zaev tha se “tani ata vetëm mund të ëndërrojnë për ndryshimin e kufijve të Maqedonisë Veriore. Ne jemi anëtar i NATO-s. Nuk do të ketë ndryshim kufijsh në Maqedoninë Veriore. Ne jemi të sigurt dhe (anëtarësia në NATO) na e jep këtë siguri”.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev në bisedë me Deutsche Wellen theksoi, se “qëllimi ynë i përbashkët është integrimi në BE, në zonën Shengen dhe hapja e kufijve. Të jemi në një kufi të përbashkët evropian, kjo është gjëja më e rëndësishme. Nëse mendojmë në këtë drejtim, duhet të veprojmë në këtë mënyrë. Më në fund duhet të ndalim të mendojmë, se bota ka filluar të ekzistojë me kombet tona. Jo. Ne mund të jemi të gjithë më ambiciozë, të tregojmë më shumë solidaritet, të ndihmojmë më shumë njëri-tjetrin për një jetë më të mirë, ne kemi të gjithë vetëm një jetë. Dhe shumë varet nga politikanët. Nëse e lëmë mënjanë nacionalizmin, do të jemi më evropianë dhe do të jetojmë më shumë një jetë evropiane”.

Komentet

Fatmiri21/02/2019 15:38

Po o qetnik e mbeshtete ndarjen e Kosoves A TI KANA TOKAT SHQIPTARE ME JA U LANE JUVE bullgarve me i maltretue ju dhe mos me ja u dhene te drejtat elementare. Nese dahet Kosova prite se edhe ju duhet me ja u dhene Shqiptareve tokat e veta.

Shto koment

Të ngjashme