Ecje e ngadaltë ekonomike përgjatë 11 vjetëve të pavarësisë Foto: EPA

Ecje e ngadaltë ekonomike përgjatë 11 vjetëve të pavarësisë

16 February 2019 12:43

Ekonomia në vitet e pavarësisë, nuk ka treguar ndonjë zhvillim që mund të ndikonte në përmirësimin e mirëqenies sociale të qytetarëve, konsiderojnë ekspertë për çështje ekonomike dhe ish-zyrtarë të Qeverisë së Kosovës.

Me gjithë disa përparime, kryesisht në aspektin ligjor, sipas tyre, gati 11 vjet pas shpalljes se pavarësisë se Kosovës, vlerësohet se shteti më i ri në Evropë, nuk ka arritur të zbatim të mirëfilltë të ligjeve, nuk ka arritur të përmirësojë kushtet për sektorin privat dhe për investitorë të huaj, rrjedhimisht ende përballet me shkallë të lartë të papunësisë dhe varfërisë, pasi rritja ekonomike për gjatë këtyre viteve nuk ka siguruar një zhvillim të përgjithshëm ekonomik.

Nga viti 2008 , kur Kosova shpalli pavarësinë, rritja ekonomike nuk ka mundur të arrijë as në nivelin 5 për qind. Sipas të dhënave zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), në vitin e pavarësisë niveli i rritjes ekonomike ka qenë 4.5 për qind, kurse ndër vite, kryesisht ka shënuar rënie, ndërkaq vitin e kaluar rritja ekonomike në Kosovë ka arritur në 4.2 për qind.

Radio Evropa e Lirë

Komentet

Shto koment

Të ngjashme