Arbëri

Kurti: Në vend se Thaçi të përmbushë premtimin për korrigjim kufiri me Malin e Zi, nisi premtimin e ri me Serbinë

 

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar se sot janë mbushur fiks një vit nga marrëveshja Thaçi-Vujanoviq.

“Thanë se me atë nënshkrim e garantojnë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe do t'i kthejnë ato 8.200 hektarë. Kësisoj i mashtruan deputetët që ratifikuan demarkacionin më 21 mars 2018”, ka shkruar Kurti në Facebook.