Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka kujtuar se sot janë mbushur fiks një vit nga marrëveshja Thaçi-Vujanoviq.
“Thanë se me atë nënshkrim e garantojnë korrigjimin e kufirit me Malin e Zi dhe do t'i kthejnë ato 8.200 hektarë. Kësisoj i mashtruan deputetët që ratifikuan demarkacionin më 21 mars 2018”, ka shkruar Kurti në Facebook.
Kurti, tutje ka thënë se në vend të përmbushjes së premtimit, i njëjti njeri nisi me premtimin për korrigjim kufiri edhe me Serbinë.
“'Korrigjimet' e njeriut më të gabuar që ka Kosova janë veçse gabime të reja. Një qeveri e re e Kosovës duhet ta mundësojë korrigjimin e pasurisë së tij”, ka thënë tutje.
Kujtojmë se më 16 shkurt të 2018-s, Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka njoftuar se bashkërisht dhe në të njëjtën kohë me presidentin e Malit të Zi, Filip Vujanoviq, kanë dalë me një Deklaratë për ratifikimin e marrëveshjes së demarkacionit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Përmes asaj deklarate, dy presidentët u kishin bërë thirrje deputetëve që ta votojnë marrëveshjen e nënshkruar ndërmjet dy vendeve në gushtin e vitit 2015. Atë marrëveshje e kishte nënshkruar Thaçi si zëvendëskryeministër dhe ministër i punëve të jashtme të Kosovës.
-
“Në vend se Thaçi të përmbushë premtimin për korrigjim kufiri me Malin e Zi, nisi premtimin e ri me Serbinë”
-
Kurti: Kosova ka marrëveshje për korrigjim të kufirit edhe me Malin e Zi, por korrigjim s’ka
-
Kurti për demarkacionin me Malin e Zi: Pesë vjet nga nënshkrimi që kushtoi 8200 hektarë
-
Kurti: Ratifikimi i kufirit me Malin e Zi ishte zdrukthtari, në ditën ndërkombëtare të pyjeve iu dhanë 8.200 hektarë
-
Kurti: Thaçi është në rrugë drejt azilit politik, si Gruevski, vetëm se ky në Rusi