Kuvendi kërkon një raport nga Qeveria për 500 mijë eurot e ndara për 17 Shkurt Foto: Driton Paçarada

Kuvendi kërkon një raport nga Qeveria për 500 mijë eurot e ndara për 17 Shkurt

Dardane Neziri Dardane Neziri 16 February 2019 07:00

Pesëqind mijë eurot e ndara nga Qeveria e Kosovës këtë vit për festimin e Ditës së Pavarësisë kanë qenë bosht i debatit, të premten, gjatë mbledhjes së Komisionit parlamentar për mbikëqyrje të financave publike.

Deputetët kanë kërkuar llogari rreth kësaj shume nga zëvendësministri i Financave, Fatmir Gashi, i cili ishte ftuar për të sqaruar Raportin e auditimit për menaxhimin financiar dhe kontrollet e borxheve publike për periudhën 2009-2017, shkruan sot “Koha Ditore”.

Është kërkuar edhe një raport nga Qeveria, në të cilin do të përshkruhej shfrytëzimi i 500 mijë eurove.

Kryesuesi i Komisionit, njëherësh deputet i LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë se është e pakuptimtë ndarja e kësaj shume për këtë vit, duke marrë shembull vitin 2017, kur ishin ndarë vetëm 70 mijë euro.

“Pse gjithë kjo shumë, 500 mijë euro? Pse nuk janë planifikuar më herët kur dihet data e Pavarësisë? Për neve, rritja dhjetëfish e shpenzimeve është e pakuptimtë. Çfarë aktivitetesh të tjera janë organizuar pos koncertit, dhe sa mund të kushtojë ai? Madje, më e keqja, neve si deputetë ftesa na ka ardhur, jo në emër të kryeministrit, por në emër të bashkëshortes së kryeministrit”, ka thënë Selmanaj... (shkrimin e plotë e gjeni në numrin e sotëm të “Kohës Ditore”)

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Veri04/03/2019 10:41

Aiii mos u quditni qysh mbas Vitit 2004 ja kan nis ne Kosovë Punet te kryhen Familjarisht edhe te gjithe jeni duke e perdor ket sistem mund te them cdo njeri ne cdo lami andaj nuk keni nevoj te quditni ne tjetrin te gjith jeni ashtu mos pshtyni se i bini vetes vazhdoni e Punoni ndoshta nji Dite mbusheni mend qe hajni e tradhtari dhe ai qe nuk Punon per tmiren e Shtetit nuk ben ti ipet vota per Kryetar.. e ju mund te vazhdoni me tutje si Sod vetem se te mira nuk mund ta presin Kosoven e Popullin hiq se hiq. Flm

Shto koment

Të ngjashme