Arbëri

Trumpi i shkruan Vuçiqit: Njohja e ndërsjellë Kosovë-Serbi do t’i normalizonte marrëdhëniet

Me rastin e Ditës së Shtetësisë së Serbisë, presidenti i SHBA-së Donald Trump i ka dërguar një letër urimi presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Në letër, siç përcjell gazeta e Beogradit “danas” , Trumpi ka kërkuar nga Vuçiqi që sa më parë të arrihet një marrëveshje me Kosovën e cila duhet të përfundojë me njohje të ndërsjellë të pavarësisë, transmeton Koha.net.

Trumpi në urim ndër të tjera ka thënë se SHBA-ja është e palëkundur në mbështetjen e përkushtimit tuja për thellimin e bashkëpunimit regjional, posaçërisht në angazhimin tuaj në raport me Kosovën.

“Përderisa ju mbetet palëve të arrijnë marrëveshje, mendojmë se njohja e ndërsjellë duhet të jetë elementi qendror i normalizimit të raporteve”, ka shkruar ndër të tjera Trumpi.