Ministri i Punëve të Brendshme, Ekrem Mustafa, priti sot në një takim njoftues ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Mustafa e njoftoi ambasadoren Kapitanoviq për prioritet e ministrisë në ngritjen dhe avancimin e mëtejmë të institucioneve të sigurisë në Kosovë.
“Me këtë rast të dy bashkëbiseduesit vlerësuan nevojën që bashkëpunimi në mes të dyja vendeve në fushën e sigurisë të forcohet. Në këtë takim gjithashtu u diskutua për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Kroacisë në fushën e forenzikës”, thuhet në komunikatë.
Ambasadorja Kapitanoviq theksoi se shteti i Kroacisë do të vazhdojë përkrahjen e mëtejme për institucionet e Republikës së Kosovës.