Krerët institucionalë pajtohen për platformën e bisedimeve me Serbinë Foto: Ilustrim

Krerët institucionalë pajtohen për platformën e bisedimeve me Serbinë

14 February 2019 10:47

Krerët e institucioneve përfundimisht janë pajtuar me platformën e hartuar nga ekipi negociator për bisedimet me Serbinë.

Bashkëkryesuesi i ekipit Fatmir Limaj, foli pas takimit me krerët institucional ku bëri të ditur se janë pajtuar për dokumentin. Ai tha se i njëjti do të votohet sot në orën 15:00 nga delegacioni dhe nesër pritet t'i dorëzohet Kuvendit të Kosovës.

“Përfundimisht platforma ka marrë formën finale, sot kemi pasur takim me kryeministrin, presidentin, kryeparlamentarin dhe të tretë kanë dhënë mbështetje”, ka thënë ai.

“Në ora 15:00 delegacioni pritet ta miratojë dhe nesër do t’i dërgohet Kuvendit. Tema ka qenë plaftorma dhe jo tema të tjera, shpresojmë që edhe parlamenti do të kontribuojë në këtë platformë. Nuk besojmë që nuk do të përkrahet sepse platforma është në përputhje me interesant e Kosovës”, tha Limaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme