Arbëri

145 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës

145 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës. Sipas njoftimit nga ky Spital, tre pacientë janë në respirator, 104 në oksigjenoterapi dhe 21 në gjendje të rëndë.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të shtunën ka regjistruar 38 raste të reja pozitive me Covid-19 në Pejë.