Arbëri

Nëpër shkollat e Kosovës vendosen kuti të ankesave, nxënësit e mirëpresin

Kutia e vjetër që ka shërbyer për deponimin e ankesave nga nxënësit, është ndërruar me kutinë e re.

Një e tillë e vendosur në shkollën fillore “Naim Frashri” në Prishtinë, u mundëson nxënësve që në mënyrë anonime t’i paraqesin ankesat e tyre për stafin e shkollës.

E, nxënësit thonë se do ta shfrytëzojnë në maksimum këtë mundësi, raporton KTV.

Drejtoresha e kësaj shkolle, Shqipe Vllasalia Mehmedi, thotë se ky vendim ndihmon në rritjen e ndërgjegjësimit të fëmijëve që t’i raportojnë parregullsitë.

Ministri i Arsimit, Shyqiri Bytyqi, deklaron se vendimi për vendosjen e kutive të ankesave është marrë pas rastit të fundit të abuzimit seksual të vajzës nga Drenasi.

Në vitin e parë, këto kuti do të monitorohen nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit, kurse pastaj pritet një vendim i ri se kush do të menaxhojë me to.