Stoltenberg: Ia kam bërë të qartë Haradinajt që FSK-ja nuk mund të shkojë në veri

Stoltenberg: Ia kam bërë të qartë Haradinajt që FSK-ja nuk mund të shkojë në veri

Xhemajl Rexha 13 February 2019 11:07

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i është përgjigjur kryeministrit Haradinaj për angazhimin e FSK-së në veri të vendit.

“Ka një marrëveshje të Brukselit, të vitit 2013 që e thotë qartë se FSK-ja nuk mund të shkojë në veri të Kosovës, pa pajtimin e Komandantit të KFOR-it. Këtë ia kam bërë të qartë në bisedat e mia zotit Haradinajt, dhe pres që kjo të respektohet”, ka thënë Stoltenberg, i pyetur nga KTV-ja.

Ai ka përsëritur se Kosova do të jetë në një nga diskutimet e ditës së parë të Samitit të Ministrave të Mbrojtjes në Bruksel.

Stoltenberg ka thënë se do të vlersohet niveli i angazhimit me FSK-në për shkak se aleatet konsiderojnë se nuk ka qenë koha e duhur për votimin e ushtrisë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme