Shoqata Sindikale e Kontrollerëve të Trafikut Ajror (SINKON), ka njoftuar se sot do të mbajnë grevë një orëshe, prej orës 08:00 deri në ora 09:00.
Greva vjen si pasojë e pakënaqësive të përfshirjes së këtij institucioni në Ligjin për Pagat, të miratuar nga Kuvendi i Kosovës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSINKON ka thënë se greva e tyre do të sjellë probleme të mëdha në trafikun ajror.
Gjithashtu, ky institucion ka paralajmëruar se nëse Institucionet e Kosovës nuk reagojnë pas kësaj greve, situata do të përshkallëzohet.