Qeveria vendos për themelimin e Qendrës Përkujtimore të Holokaustit Shqiptar “Bllacë 1999”

Qeveria vendos për themelimin e Qendrës Përkujtimore të Holokaustit Shqiptar “Bllacë 1999”

12 February 2019 14:46

​Në mbledhjen e kabinetit qeveritar është aprovuar Propozim-vendimi për themelimin e Qendrës Përkujtimore të Holokaustit Shqiptar "Bllacë 1999".

Kryeministri Ramush Haradinaj, tha se nuk dihet ende për koston.

Ndërsa, Enver Hoxhaj tha se ka pasur një takim edhe me zëvendës-kryeministrin e Maqedonisë, Bujar Osmanin. Ai ka pasur një sugjerim.

"Fjala holokaust të zëvendësohet më gjenocid", tha ai.

Mes tjerash, është aprovuar me pesë abstenime, edhe Propozim-vendim për rritjen e numrit të këshilltarëve në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal.

Për 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, në mbledhjen e kabinetit qeveritar është diskutuar edhe për ndarjen e mjeteve financiare për aktivitetet e shënimit të 11 vjetorit të Pavarësisë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj tha se do të ndahen 500 mijë euro për të shënuar këtë ditë.

"Këto mjete do të kalojnë si subvencione te Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit", tha Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme