Arbëri

Shqipëria e Mali i Zi me borxhin publik më të lartë në rajon, Kosova më të ulëtin

Shqipëria e Mali i Zi me borxhin publik më të lartë në rajon, Kosova më të ulëtin
 

Shqipëria dhe Mali i Zi u renditën nga Komisioni Evropian me borxhin publik më të lartë në rajon për vitin 2018, në raportin periodik për zhvillimet ekonomike në vendet e zgjerimit të lëshuar së fundmi.

Të dhënat e Komisionit Evropian tregojnë për një rënie mbresëlënëse të borxhit publik në Serbi i cili pritet të arrije në 56.4 për qind në fund të vitit 2018, nga më shumë se 86 për qind në vitin 2014.