Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bunkerët shqiptarë sërish në vëmendjen ndërkombëtare

Bunkerët shqiptarë tërheqin sërish vëmendje në perëndim. Përmes një shkrimi, ku mbizotërojnë fotot, BBC tregon frymëzimin e fotografit Robert Hackman për të krijuar një libër me fotografi, i cili dokumenton praktikisht një pjesë të bunkerëve të ndërtuar në Shqipërinë e viteve 1975-1989.

Llogaritet të kenë qenë 500 mijë të tillë në të gjithë vendin, e ndërsa disa kanë mbetur në gjendjen fillestare, të tjerë janë shndërruar në kafene, shtëpi, restorante, apo rezervuare uji.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Gjatë viteve të pasigurta të Luftës së Ftohtë, kur vendin e përgatisnin për perspektivën e një lufte shkatërruese nukleare, diktatori shqiptar Enver Hoxha i bindi shqiptarët se bota jashtë kërkonte rrëzimin e shtetit të tyre komunist.

“Por, në vend që të prodhonte një kundërpërgjigje teknologjike, prodhoi masivisht bunkerë”, është shpjegimi i dhënë nga BBC, përcjell tch.

Libri i Hackmanit, i quajtur “Metamorfoza”, i tregon bunkerët siç janë sot. Fotografi ka përcjell aty edhe dëshmi të njerëzve, që rrëfejnë sesi për t’ua forcuar idenë e kërcënimit e për t’ua bërë më bindëse nevojën e bunkerëve, jepeshin rregullisht alarme të rreme ajrore.