Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Parashikimi i motit në Shqipëri

Moti për ditën e sotme parashikohet deri në mesditë me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak, pas orëve të mesditës vranësirat do të vijnë në shtim deri të dendura në të gjithë territorin. Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri në orët e pasdites. Më pas reshjet me intensitet mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në zonën e Alpeve reshje të dendura dëbore ndërsa pas orëve të pasdites reshjet përfshijnë zonat malore të Verilindjes në lartësi mbi 300 metra, malësitë e Elbasanit në lartësitë mbi 1000 metër dhe Juglindje në lartësitë mbi 600-800 metër. Era do të jetë nga kuadrati i Jugut me shpejtësi deri në 5-30m/sek. Erë intensive përgjatë vijës bregdetare, zonat e ulëta pranë tyre, zonat luginore por edhe qendrat urbane. Valëzimi në dete i forcës 5 dhe 6.