Arbëri

PSD-ja thotë se Kushtetuesja vlerësoi pozitivisht nismën e Dërgutit për një amendament

Foto: Koha
 

Parti Socialdemokrate, përmes një komunikate për media thotë se Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka konstatuar të drejtë nismën për amendamentimin e Kushtetutës me Konventën e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje.

PSD thotë se më 22 tetor 2018, deputetja e Partisë Socialdemokrate dhe nënkryetarja e Kuvendit, Aida Dërguti, me mbështetjen e 80 deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe përmes kryetarit të Kuvendit, kishte iniciuar kërkesën për vlerësimin e kushtetueshmërisë nga Gjykata Kushtetuese, për propozim amendamentin kushtetues, për t’ia shtuar një paragraf të ri, pas paragrafit 8 të nenit 22 Zbatimi i drejtpërdrejtë i Marrëveshjeve dhe Instrumenteve Ndërkombëtare të Kushtetutës, respektivisht të shtohet edhe paragrafi 9, “Konventa e Këshillit të Evropës për parandalimin dhe luftimin e dhunës kundër grave dhe dhunës në familje”.