Arbëri

123 gjoba për ndotësit e mjedisit, 100 prej tyre në Prishtinë

123 gjoba për ndotësit e mjedisit, 100 prej tyre në Prishtinë
Foto: Ilustrim/Koha
 

Organizata ‘Let’s Do It’, njofton se ka vazhduar monitorimin e zbatimit të Udhëzimit Administrativ për Gjoba Mandatore nga inspektorët komunal mjedisor dhe qendror dhe shqiptimin e gjobave për ndotësit. Sipas të dhënave të monitorimit, krahasuar me dy muajt e kaluar, në janar është shqiptuar numër më i madh i gjobave nga inspektorët mjedisor. Gjatë tërë muajit, në tërë komunat e Kosovës janë shqiptuar 123 gjoba, krahasuar me dhjetorin ku u shqiptuan 84 gjoba dhe nëntorin me 89 gjoba.

Edhe kësaj radhe, njofton kjo organizatë, listës së komunave me më shumti gjoba të shqiptuara i prin Komuna e Prishtinës, me 100 të tilla. Prishtina kishte qenë Komuna që kishte shpërndarë më së shumti gjoba për ndotësit edhe në muajin nëntor [35] e dhjetor [25].