Protestuesit në Drenas gjuajnë Policinë me vezë

Shahadije Bikliqi-Dragaçina Shahadije Bikliqi-Dragaçina 08 February 2019 12:08
13:36

Është duke vazhduar protesta në Drenas për rastin e abuzimit seksual të së miturës nga profesori dhe hetuesi policor.

Policia, sërish janë gjuajtur me vezë për shkak se policia nuk është tërhequr dy hapa mbrapa në shenjë distancimi nga veprimi i kolegut të tyre. Siç raporton KTV-ja, në vendin e ngjarjes është lënduar edhe një aktiviste, e cila kur është gjuajtur nga protestuesit me gurë, ajo mori lëndime.

Ndërsa një nga organizatorët e kësaj proteste u ka bërë thirrje që të mos gjuajnë me vezë, duke thënë se kjo protestë është organizuar në bashkëpunim me policinë.

“Mos gjuani, ne nuk jemi dhunues, jemi protestues. Policia e ka organizuar bashkë me ne protestën, andaj mos gjuani", ka thënë njëri nga organizatorët.

12:08

Nis protesta në Drenas

Me moton “Pro mësimit, jo përdhunimit” ka nisur protesta sot në Drenas, kundër dhunuesve të një 16 vjeçare në këtë vend.

Për momentin protestuesit, shumica prej tyre nxënës të gjimnazit "Gjergj Kastrioti Skënderbeu", po qëndrojnë para këtij gjimnazi, dhe pikërisht në këtë shkollë ka qenë i angazhuar mësimdhënësi që dyshohet se e kishte dhunuar fillimisht të miturën, raporton KTV.

Protestuesit po bëjnë thirrje nga më të ndryshme, si: “Pro mësimit, jo përdhunimit”, dhe “Shkolla është e jona, jo e pedofilëve”.

Marshi do të vazhdojë nga ky gjimnaz drejt stacionit policor në Drenas.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

agroni (Ferizaj).08/02/2019 16:25

hahahha ja Cfare Milicije te ulet ka kosova qe po e lavderojne shume amerikanet......ZINGJIR KRIMINAL Brenda milicise, hahahhahahaha

Shto koment

Të ngjashme