Ilir Murtezaj pranon detyrën e drejtorit të ATK-së

Ilir Murtezaj pranon detyrën e drejtorit të ATK-së

07 February 2019 15:52

Ilir Murtezaj edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e drejtorit të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës.

Ceremonia e pranim-dorëzimit të detyrës së drejtorit të përgjithshëm u mbajt sot në ATK, me ç’rast ushtruesi i deritanishëm i kësaj detyre, Bashkim Shala, bëri dorëzimin e kësaj detyre tek Ilir Murtezaj, raporton ksp.

Emërimi i drejtorit Murtezaj është bërë sipas vendimit të datës 05.02.2019 të nxjerr nga Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme