Arbëri

Palmer: Për t'i hapur rrugë dialogut me Beogradin, taksa duhet të pezullohet

Palmer: Për t'i hapur rrugë dialogut me Beogradin, taksa duhet të pezullohet

Ushtruesi i detyrës së zëvendësndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, Matthew Palmer ka përsëritur qëndrimin e Washingtonit se vendimi i Prishtinës për taksë ndaj mallrave serbe duhet të pezullohet në mënyrë që të hapet rruga e dialogut me Beogradin.

Sipas njoftimit nga Washingtoni, në bisedën mes Palmerit dhe ministrit për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq është vlerësuar se të gjitha temat e hapura duhet të zgjidhen me dialog dhe se taksa duhet të pezullohet, transmeton RTK.