Arbëri

Sylejman Selimi vizitoi Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në

 

Ish-komandanti i UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, gjenerallejtënant Sylejman Selimi, ka vizituar sot Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në, ku u prit nga zëvendësministri Burim Ramadani dhe komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama, raporton KTV.

Në pritje merrnin pjesë edhe sekretari i Përgjithshëm, Shkëlzen Sylaj, gjeneral majori Gëzim Hazrolli, gjeneral brigade Nazmi Brahimaj, Faruk Geci, drejtor i Politikave dhe Planeve, etj.