Daçiq: Marrëveshja me Kosovën duhet arritur gjatë mandatit të Trumpit Foto: Tanjug / ilustrim

Daçiq: Marrëveshja me Kosovën duhet arritur gjatë mandatit të Trumpit

04 February 2019 14:38

Shefi i diplomacisë serbe Ivica Daçqi ka thënë se në dialogun ndërmjet Serbisë e Kosovës duhet gjetur sa më shpejt një zgjidhje afatgjate, sepse, sipas tij, mund të ndodhin ndryshime në marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Duhet që dialogu të përshpejtohet, duhet arritur zgjidhje afatgjate, mos të humbet kohë, sepse për interesat serbe është mirë që ky proces të përfundojë sa më shpejt”, citon b92 të ketë thënë Daçiq.

Ai ka theksuar se administrata e presidenti Trump është administrata e parë amerikane që ka ia hapur dyert mundësisë që të arrihet te kompromisi ndërmjet dy vendeve, transmeton Koha.net.

"Disa administrata të mëhershme, e ndoshta edhe disa administrata të mëvonshme, do të kenë qëndrimin se kompromis është vetëm njohja e pavarësisë së Kosovës.

Ka shtuar se edhe shefja e diplomacisë evropiane Federica Mogherini përkrah gjetjen e kompromisit dhe se pas saj “ndoshta do të jetë dikush tjetër që s’e përkrah kompromisin".

Daçiq ka thënë se është e nevojshme që marrëveshja e të arrihet në vitin e ardhshëm ose në vitin tjetër dhe ka shtuar se nëse nuk arrihet gjatë kësaj periudhe është vështirë që marrëveshja të arrihet ndonjëherë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme