Arbëri

Vjet në QKUK u paraqitën rreth 1500 raste me kancer

Descriptive Text

Shoqata e Onkologëve të Kosovës dhe Klinika e Onkologjisë organizuan një aktivitet me rastin e Ditës Botërore të Kancerit.

Në Kosovë, në vitin 2018 janë paraqitur rreth 1500 raste të reja me kancer në Klinikën e Onkologjisë në QKUK.

Drejtori i QKUK Basri Sejdiu, ka thënë se si menaxhment janë të përkushtuar për trajtimin e sëmundjeve me kancer për të gjithë pacientët, transmeton kosovapress.

Me miratimin e buxhetit të shtetit, janë paraparë mjete për rritjen e numrit të trajtimit të sëmundjes së kancerit.

“Janë paraparë për këtë vit disa shërbime të reja për trajtimin e sëmundjes së kancerit dhe nuk do të ketë as një kursim në të ardhmen për trajtimin e kësaj sëmundjeve”, tha Sejdiu duke shtuar se kjo klinikë do të kryej shërbime sikur klinikat në rajon.

Zëvendësministri i Shëndetësisë Ali Berisha tha se duhet përkushtim për luftimin dhe parandalimin e kancerit.

Sipas Berishës, të gjitha institucionet përkatëse duhet të jenë më efektiv për luftën kundër kancerit.

Po ashtu ai kërkoi të rriten kapacitetet për tretman.

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë, Ilir Kurtishi tha se janë 1500 raste të reja me kancer në vitin 2018, që është një trend i njëjtë me vitin 2017 që dominon sëmundja kancerit të gjirit te gjinia femërore.

Arbër Bislimi kryetar i Shoqatës së Onkologëve ka kërkuar të krijohen kushte dhe shërbime edhe më të mira në Klinikën e Onkologjisë.