Arbëri

Albin Kurti në Tiranë, u jep të drejtë studentëve për protestën: “Fitorja vjen nga qëndresa”

Albin Kurti në Tiranë, u jep të drejtë studentëve për protestën: “Fitorja vjen nga qëndresa”

Tiranë, 4 shkurt -Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje në Kosovë, Albin Kurti ka zhvilluar ditën e sotme një bashkëbisedim me studentët e Fakultetit të Shkencave Socialenë Tiranë, në kushtet kur është bllokuar procesi mësimor, ndërsa pritet vendimi i Asamblesë së Pedagogëve nëse do të ketë grevë. Kurti u ka dhënë të drejtë studentëve për protestën, ndërsa shtoi se kauza e tyre është akoma më e drejtë kur mbështetet nga pedagogët. Ai tha se fitorja vjen nga qëndresa, e citon "Shqiptarja" .

"Fitoret edhe në politikë edhe në shoqëri vijnë nga qëndresa. Është e vërtetë që në aspektin e angazhimit tim politik kam filluar me protesta studentore. Në vitet '90 në Kosovë ndodheshim në okupimin e Serbisë, e cila kishte hequr nga puna të gjithë shqiptarët. Universiteti i Prishtinës zhvillonte mësimet në shtëpi private, por në 1997 filluam protestat. Studentët kanë të drejtë, pothuajse cdo herë dhe cdo kund, por edhe kur mësimdhënësit janë me ata kanë më shumë të drejtë.