Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe zëvendëskryeministri Behgjet Pacolli sot janë nisur për në SHBA.
Thaçi e Pacolli kanë njoftuar se janë nisur për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të marrë pjesë në ‘Lutjet e Mëngjesit’.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoThaçi ka ripërsëritur se miqësia me SHBA-të do të jetë përjetësisht përkushtim i Kosovës.
“Sapo u nisa për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku bashkë me liderë të shumtë botërorë do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit. Miqësia me SHBA-në dhe vlerat perëndimore do të jenë përjetësisht përkushtim i Republikës së Kosovës”, ka thënë Thaçi.
Kryediplomati kosovar Pacolli ka njoftuar gjithashtu se do të zhvillojë takime të shumta me përfaqësuesit e shteteve të ndryshme, të cilët marrin pjesë në këtë ngjarje.