Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Koha Jonë”: Vikama e madhe e shpirtit të Isa Boletinit, “Mos ma shisni Kullën te serbi!”

Të shkosh në Prishtinë vetëm për një foto në Facebook dhe të frigohesh nga vikama e Isa Boletinit!

Kryeministri Rama ka udhëtuar mbrëmë për në Prishtinë, ku e priste inagurimi i hyrjes në shtëpinë e re, i Presidentit Hashim Thaçi. Një shtëpi e bukur tani në prag të marrëveshjes mes Thaçit dhe Vuçiç për të dhënë ca toka shqiptare, serbëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Natyrisht që kur hyn në shtëpi të re nuk mund të mungojnë drejtuesit e shtetit të Kosovës. Ishin kryeministri Haradinaj, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, dy zv.ministrat e Kosovës, Fatmir Limaj e Behgjet Pacolli. E nuk mund të mungonte Edi Rama, kryeministri shqiptar.

Ndërsa Ilir Meta udhëtonte në atë moment drejt Uashingtonit ku do të marrë pjesë në “Mëngjezin e Lutjeve” te Presidenti Trump.

Burime nga darka, me raki e verë, tregojnë se liderët kanë ardhur në qejf nga mesnata, ku edhe kanë bërë një foto duke qeshur e me këngë në gojë e majakrahut.

Sot në pikë të mëngjesit Edi Rama ka postuar foton e çastit të rakisë, duke bërë shënimin se “po flasim për Kosovën”.

Ndërkohë kosovarët tregojnë se mbrëmë është dëgjuar vikama e madhe e shpirtit të Isa Boletinit, heroit të Kosovës dhe mbarë shqiptarëve, që dilte nga dheu: Mos ma shisni Kullën e Boletinëve te serbi!

Pjesë e pazarit me serbët për marrëveshje është dhe Kulla e Boletinëve, e cila ndodhet në pjesën veriore të Mitrovicës, të cilën Vuçiç dhe Thaçi e kanë vijëzuar që do ti kalojë Serbisë.

“Isa Boletini ishte një udhëheqës i mirë, i zgjuar dhe humanist i madh, i cili donte vetëm lirinë dhe bashkimin e tokave shqiptare. Luftëtarët e tij nuk urrenin popujt e tjerë, thjesht, ata dëshironin lirinë për popullin e vet”- ka shkruar Edit Durham në vitin 1912.

E tani, po ia japin serbëve si kullë e si kujtim!/ Koha Jonë.