Arbëri

Regjistrohet viktima e parë nga gripi i derrit në Shqipëri

Descriptive Text

Në Shqipëri është regjistruar viktima e parë nga gripi i derrit. Mësohet se ai është Arben Sula, 48 vjeç nga qyteti i Elbasanit.

Sula ishte shtruar prej të mërkurës në Sanatorium, ndërsa ka ndërruar jetë mëngjesin e kësaj të diele. Në Sanatorium janë dhe dy shtetas të tjerë të cilët janë prekur nga ky grip, të cilët po mbahen nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Gripi i derrit është një sëmundje respiratore që prek edhe njerëzit. Përhapet nga kollitjet, teshtitjet dhe qëndrimi për një kohë të gjatë në ambiente me njerëz të infektuar. Simptomat janë temperatura e lartë mbi 39 gradë Celcius, dhimbja e kokës, muskujve, kolla, djegia e syve, të vjellat, etj.