Arbëri

Statuti i Trepçës do ta rrezikojë shumë dialogun, thotë Gjuriq

Foto: Koha

Drejtori i të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq e ka ftuar sot bashkësinë ndërkombëtare që të mos e lejojë zbatimin e statusit për Trepçën që u miratua dje në Kuvendin e Kosovës, transmeton Koha.net

Ai, siç njofton b92, ka thënë se statusi do të sjellë pasoja të rënda për dialogun.

“Po vazhdon përpjekja për ta rrëmbyer Trepçën. Ata që mendojnë ta bëjnë këtë, kanë ndërmend ta këpusin rrjedhën e jetës së popullit tonë”, ka thënë Gjuriq.