Arbëri

Gjatë 2018-s, në Kosovë kanë rënë remitencat nga diaspora

 

Edhe pse kanë kaluar 20 vjet nga lufta në Kosovë, ekonomia e Kosovës, po varet nga remitencat.

Zëdhënësi në Bankën Qendrore të Republikës së Kosovës(BQK) Kushtrim Ahmeti, bëri të ditur se nga muaji janar deri në muajin tetor të 2018-ës, vlera e mjeteve monetare të dërguara nga mërgimtarët ka arritur shifrën e 662.9 milionë euro.